Nga pakujdesia e goditi me kamion, dërgohet në mbajtje i dyshuari për vdekjen e punëtorit të KEK

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor në KEK dje humbi jetën derisa ishte në punë.

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se incidenti që ia mori jetën atij u shkaktua nga një person, i cili dyshohet se nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion ka goditur viktimën.

Policia tha se ai është dërguar në mbajtje.

“Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion, ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,  trupi i pa jetë është dërguar  në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme