Pesë shpërthime janë dëgjuar nga stafi i CNN në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Katër prej këtyre shpërthimeve ishin shumë të forta.
Nuk është e qartë nëse shpërthimet erdhën nga sulme, nga ndërhyrje të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe apo nga diçka tjetër.
Dubai është qendra tregtare dhe turistike e Emirateve dhe nuk është e njohur për praninë e ndonjë baze ushtarake amerikane.
Një video e realizuar nga një anëtar i stafit të CNN tregon tym që ngrihet nga një zonë pranë portit Jabal Ali Port, një qendër e madhe globale e transportit detar dhe logjistikës.
Një video tjetër e siguruar nga CNN tregon atë që duket si një shpërthim nga një ndërhyrje ajrore.
Theksojmë se Irani u është kundërpërgjigjur sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit.
Raportohet se forcat iraniane kanë sulmuar Izraelin dhe bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar.