Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.
Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit.
Kurti ka takuar Abdixhikun edhe dje, por që pas takimet të dy kanë thënë se një marrëveshje për çështjen e presidentit nuk është arritur.
Por kur Abdixhiku u pyet se a do të ketë edhe një takim tjetër me Kurtin, ai tha se është e vështirë por theksoi se vetëm nëse ka zhvillime të reja.
“Sipas të gjitha gjasave vështirë, por nëse ka zhvillime të reja do ta kemi takimin e radhës”, tha Abdixhiku.
