Jeton Zulfaj që mandatin e kaluar ushtroi pozitën e këshilltari të kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Vjosa Osmani nuk është anëtare e LVV dhe si figurë politike është rrit përmes LDK. Por megjithëkëtë, ai tha se Osmani nuk arrit të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Vetëvendosjes.
Zulfaj vlerëson figurën e Osmanit, por e thekson se Vetëvendosje nuk ia ka borxh ta bëjë presidente.
Postimi i plotë:
1/5
Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
1.
Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.
Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.
Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.
2/5
Në historinë e pasluftës së Kosovës nuk kemi pasur asnjë rast kur pozita, pra koalicioni qeverisës, ka zgjedhur një president nga opozita.
Po ashtu duhet theksuar se në historinë e pasluftës së Kosovës nuk ka pasur kurrë rast kur një subjekt i vetëm fiton gjysmën e elektoratit, siç është rasti me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë se kur presidentë ishin Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, të njëjtat subjekte politike kishin edhe ekzekutivin, pra e kishin pushtetin së bashku.
Madje nuk kemi pse të shkojmë aq larg. Në vitin 2021 koalicioni Vetëvendosje–Guxo kishte edhe qeverinë, edhe kryeparlamentarin, edhe presidencën. Ky është koalicioni që e bëri Vjosën presidente.
Vjosa ka qenë gjithmonë figurë partiake.
Zërat që thonë se nëse koalicioni qeverisës LVV–GUXO–Alternativa i merr tri pozitat kryesore kemi “pushtet absolut”, janë thjesht përpjekje për ta shtyrë opozitën në gabimin e radhës.
Historia na tregon se këto tri pozita, me përjashtim të presidentes Atifete Jahjaga, kanë qenë gjithmonë partiake dhe i ka pasur koalicioni fitues.
Risia që nga viti 2021 është se koalicioni qeverisës dominohet nga një fitore e madhe dhe historike e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot është i njëjti koalicion që, sikur më 2021, po propozon një kandidat tjetër për president nga radhët e veta. Kësaj here një kandidat që ka gëzuar konsensus si kryetar i Kuvendit dhe mbështetje të madhe popullore, madje edhe më të madhe se sa kishte Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021.
Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt që ka fituar mbi 51% të votave. Hapi i parë i tij ishte gjetja e një figure konsensuale, por kjo nuk u arrit, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar një propozim nga opozita.
Vjosa sot nuk përfaqëson një subjekt politik, por nuk është figurë konsensuale, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si pjesë e subjekteve politike.
Vjosa është figurë e nderuar, ish krye parlamentare dhe presidente dhe e denjë për çdo pozitë, por Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosës ta bëjë presidente.
3/5
Republika jonë është demokraci kushtetuese parlamentare. Presidenti nuk ka fuqi ekzekutive, sepse fuqia ndodhet në Kuvend, te shumica parlamentare.
Është shumica parlamentare ajo që miraton buxhetin dhe përcakton orientimin e politikave dhe zhvillimit të vendit, duke përfshirë edhe buxhetin për ushtrinë.
Po ashtu, është Kuvendi ai që ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare dhe përcakton obligimet shtetërore.
Politika e jashtme përcaktohet nga aftësia për të zbatuar në vend zotimet ndërkombëtare.
Presidenti nuk udhëheq me shumicë parlamentare për t’i zbatuar ato; për këtë nevojitet shumica parlamentare që udhëhiqet nga kryeministri.
Edhe sikur të zgjedhej presidenti nga populli, kompetencat do t’i mbesin të njëjta, simbolike.
4/5
Gjykata e ka ndërlikuar, pa nevojë, zgjedhjen e presidentit. Kushtetuta ka përcaktuar qartë tri votime për zgjedhjen e presidentit, ku në votimin e tretë thuhet se “…kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve zgjidhet President i Republikës së Kosovës”.
Gjykata votimin e tretë e ka barazuar praktikisht me dy votimet e para, ku kërkohen dy të tretat (2/3). Ky ka qenë një interpretim i dobët, sepse edhe pse kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në votim, nuk parashikon mekanizma detyrues për këtë pjesëmarrje.
Kësisoj është ndryshuar norma e Kushtetutës, e cila votimin e tretë e kishte paraparë si mekanizëm për dalje nga bllokada.
Paragrafi 5 i nenit 86 i lejon shumicës parlamentare, jo 2/3-ve të zgjedhë presidentin.
Ne kemi shumicë parlamentare. Kemi kryeministër dhe kemi Kuvend.
Megjithatë ka thënë që mos-pjesëmarrja në zgjedhjen e presidentit përbënë shkelje të kushtetutës.
5.
A shkohet në zgjedhje në mënyrë automatike nëse dështon raundi i tretë për mungesë kuorumi prej 2/3-ve?
Jo. Deputetët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11, janë të obliguar të marrin pjesë në tri votimet për presidentin.
Mospjesëmarrja e tyre nuk e dërgon vendin automatikisht në zgjedhje; përkundrazi, çështja dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi mospjesëmarrja përbën shkelje të Kushtetutës.
(Paragrafët 83 dhe 84 të vendimit KO29/11…):
83. Ne keto rrethana, te gjithe 120 deputetet e Kuvendit duhet te ndjehen te obliguar sipas Kushtetutes, Ligjit per deputetet, Rregullores se punes se Kuvendit dhe Kodit te sjelljes te marrin pjese ne seancat plenare te Kuvendit dhe te perkrahin procedurat qe parashihen aty, por mbi te gjitha, nje obligim vis-a-vis per njerezit e Kosoves qe i zgjodhen ata.
84. Zgjedhja e Presidentit te Kosoves, i ciIi sipas nenit 83 [Statusi i Presidentit] eshte Kreu i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e njerezve te Republikes se Kosoves, eshte e nje rendesie kaq te madhe, saqe te gjithe deputetet, si perfaqesues te popullit te Kosoves, duhet ta konsiderojne si detyre kushtetuese te tyren, pervec; nese ju lejohet nga Presidenti i Kuvendit, te marrin pjese ne proceduren per zgjedhjen e Presidentit siç; percaktohet ne nenin 86 [Zgjedhja e Presidentit] te Kushtetutes.