Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, është mekanizëm i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë.
Kështu, ka thënë për Ekonomia Online, ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tani deputete e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari.
Sipas Hajdarit, ky projektligj nuk synon të kontrollojë tregun apo të ndërhyjë në importet dhe politikat anti-dumping, duke shtuar se ky ligj është i njëjtë sikur në të gjitha shtetet e tjera që e menaxhon situatën e destabilizimit në treg.
“Ky projektligj është më se i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit në rastet të destabilizimit të tregut, sepse siç e dijmë si shtet inflacionin nuk mund ta rregullojmë as menaxhojmë por, mund t’i rregullojmë çmimet që kanë një marzhë të pajustifikueshme tregtare, në treg edhe kjo po ndodh prej disa tregtarëve, jo prej të gjithëve duke i falënderuar ata që janë më konstruktiv e më bashkëpunues për konkurrencë të drejtë në tregun tonë, ky projektligj i dedikohet vetëm largimit të marzhave të pajustifikuara jo asnjëherë për të kontrolluar tregun, jo asnjëherë për të menaxhuar ose kontrolluar importet apo masat anti-dumping të cilat i rregullojnë të gjithë legjislativën e Kosovës në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian, ky ligj është sikur krejt shtetet tjera që e menaxhon situatën e destabilizimit në treg, unë si ish ministre e Ndërmarrësisë, Industrisë, Tregtisë kam mundur të menaxhojë marzhat tregtare të paarsyeshmë në sektorin e naftës, por asnjëherë në produktet bazë që janë të rëndësishme për popullatën tonë sidomos buka, uji, mishi, qumështi, të tjera produkte që janë të rëndësishme bazë, por ishte një vendim i Gjykatës me kërkesën e opozitës që e rrëzoi këtë projektligj, sepse ne propozuam në atë projektligj një komision që do të ishte në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës, megjithatë vendimet e Gjykatës i përkrahëm sepse duhet t’i zbatojmë ato vendime të gjykatës dhe ky projektligj i ri me Qeverinë “Kurti 3” u adaptua sipas rekomandimeve të Gjykatës, duke sjellur një mekanizëm të re, bord i përkohshëm, i pavarur që do të bashkëpunojë ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës, Ministrinë e Industrisë dhe me ekspertë të pavarur që do të zgjedhen si anëtarë të bordit nga vet Kuvendi, nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, duhet të ecim tutje për të mbrojtur tregun në konkurrencë të drejtë, konkurrencë që garanton edhe mbrojtjen e konsumatorit dhe ecim përpara me rregullimin e çmimeve që janë në rast të destabilizimit të tregut, pra kur kemi probleme me çështje sikur që ishte lufta në Ukrainë e të tjera”, tha Hajdari.
Hajdari ka folur edhe për caktimin e marzhës së derivateve të naftës për të cilën janë ankuar naftëtarët duke sqaruar dallimin mes marzhës tregtare dhe asaj të fitimit.
Hajdari theksoi se ndërhyrjet nuk kanë prekur asnjëherë fitimet e bizneseve, por vetëm çmimet shitëse në treg.
“Po tash është mirë t’i ndajmë marzhat tregtare me marzhën e fitimit, marzha e fitimit ka të bëjë me biznesin direkt, me të ardhurat e biznesit, kurse marzha tregtare është çmimi shitës për litër, ne asnjëherë nuk kemi marrë marzha të fitimit ose çmimeve maksimale, por jemi përkushtuar sipas udhëzimit administrativ, edhe pse ka leju edhe çmimin maksimal, ose çmimin tavan, jemi përcaktuar pikërisht për të iu adoptuar shitësve me pakicë dhe shitësve me shumicë të produkteve të naftës që të jetë 2 centë shitje me shumicë dhe 12 centë shitje me pakicë, pra i kemi marrë parasysh të gjitha shpenzimet operative që këta naftëtarë apo pika shitëse të karburanteve i kanë, për shembull qiraja, punëtori, rryma e të tjera që janë për pikat shitëse të produkteve të naftës dhe ne nuk i kemi vendosë këto marzha tregtare vetëm si ministri në atë kohë por gjithmonë në konsultim të afërt me shoqatën e naftëtarëve, e di se ka qenë marzha tregtare për shitjen me pakicë ndoshta 6 cent, 7 cent, 8 cent, por në konsultim me të gjitha shpenzimet që i kanë pasur naftëtarët me bindjen nga ata që këto shpenzime i kanë, por jo shpenzimet tjera që janë të paarsyeshme, por shpenzimet që kanë qenë të arsyeshme operacionale në operimin e tyre si pika shitëse janë marrë parasysh, ka qenë një vendim i parë si çmim maksimal që nuk i është përshtatur shitësve me pakicë dhe e kemi ndryshuar sipas kërkesës së shitësve me pakicë që t’i përshtatemi 2 cent dhe 12 cent”, tha Hajdari.
