Nagip Krasniqi del sërish sot para gjykatës

Prishtinë | 12 Mar 2026 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Edhe këtë të enjte pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Ai do të paraqitet para gjykatës nga ora 09:30, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Seanca për këtë çështje është mbajtur edhe të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku një dëshmitar ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 37 milionë eurosh.

Të ngjashme