Fotografia e Thaçit në mbeturina, Haradinaj: Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës

Prishtinë | 12 Mar 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së mërkurë, u publikuan pamje ku shihej portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina, ambient i cili u tha se i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës.

Lidhur me këtë raportim të gazetës “Nacionale”, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në Klan Kosova tha se është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës çlirimtare.

“Për mua aspak s’është e çuditshme, kur e mendoj se kush e ka udhëhequr atë ministri. Ajo nuk ka ndërgjegje, ajo nuk turpërohet s’e nuk e dinë çka është turpi, mirëpo duhet të turpërohen institucionet, cilado qofshin ato që pranojnë njerëz të tillë. Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës, nuk ka të bëjë me personale”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme