Abrashi i reagon Tahirit: Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka reaguar në lidhje me deklarimet e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili hodhi kritika ndaj numrit të punësimeve në kabinetin qeveritar me vendime politike.

Abrashi thotë se një deklarim i tillë i ka kujtuar atij, emërimin e 80 zëvendësministrave që i kishte emëruar Ramush Haradinaj kur kishte qenë në pozitën e kryeministrit.

“E pashe konferencën e AAK. Kritikuan për kabinetin e madh. Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe. Mos të flasim për stafin tjetër”, shkroi ai.

Të ngjashme