Sadriu-Hamiti: Zgjedhja e presidentit ‘duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit’

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Profesoresha e gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë, Vjosa Sadriu-Hamiti, ka komentuar çështjen e presidentit duke ironizuar me përdorimin e foljes ‘duhet’, transmeton Gazeta Metro.

Sadriu-Hamiti ka shpjeguar ‘modalitetin juridik në diskursin kushtetues: funksioni normativ i foljes modale “duhet”’.

“Neni 86 (2) i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se zgjedhja e Presidentit “duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.”
Versioni zyrtar në gjuhën angleze e shpreh këtë detyrim me formën “shall take place”. Të dyja konstrukcionet janë realizime tipike të modalitetit deontik obligativ (modalitet objektiv, joepistemik) në ligjërimin juridik institucional”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, ndryshon vetëm kodi gjuhësor, ndërsa mbetet i pandryshuar thelbi i detyrimit juridik.

Të ngjashme