Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar të vrarët nga regjimi serb në tri fshatra të komunës së Rahovecit, Celinë, Fortesë dhe Brestoc në 27- vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë.
Sipas tij, regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.
Postimi i tij i plotë:
Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.
25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.
Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc.
Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi.
Lavdi të rënëve.
(Foto nga arkivi)