Arrestohet pejani, sulmoi policin dhe një qytetar

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se përpos që ka sulmuar e kërcënuar verbalisht një person, i dyshuari ka vepruar njëjtë edhe me një zyrtar policor.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme