Kabashi i LDK-së: Kurti po kërkon pushtet absolut, vendi po shkon në zgjedhje për shkak të tij

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Festim Kabashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po synon përqendrim të plotë të pushtetit në vend, duke e cilësuar këtë si arsye të krizës aktuale politike që po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

Kabashi ka thënë se LDK nuk do të pranojë, siç u shpreh ai, “kapjen institucionale” nga një subjekt i vetëm politik.

“Krejt pushtetin në Qeveri, krejt pushtetin në Kuvend, krejt pushtetin edhe në Presidencë? Kurti po kërkon pushtet absolut, për me e kënaq egon autoritare të tij. Pra po shkojmë në zgjedhje për shkak të tij,” ka deklaruar Kabashi.

Ai ka shtuar se kjo qasje, sipas tij, nuk do të kalojë dhe se LDK mbetet kundër përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

“Kjo kapje nuk kalon. Jo me LDK-në,” është shprehur ai.

Të ngjashme