E ardhmja e Bruno Fernandes vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me mesfushorin portugez që e ka edhe një vit kontratë me Manchester Unitedin dhe shumë zëra për të ardhmen e tij.
Megjithatë, nga brenda skuadrës vjen një sinjal i qartë, shkruan “Gazeta Express”.
Portieri i ri i United, Senne Lammens, ka folur për kapitenin dhe e ka dhënë një ide më konkrete mbi planet e tij.
“Ai është shumë kërkues me veten… dëshiron ta fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.”
Sipas Lammens, kjo ambicie tregon qartë se Fernandes është i fokusuar te suksesi me Man Utd dhe jo te një largim i afërt.
Ndërkohë, raportimet nga Anglia theksojnë se portugezi mbetet një lider i padiskutueshëm në skuadër dhe një nga figurat kyçe për projektin e klubit, transmeton express.
Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, por ekziston edhe një opsion për vazhdimin e saj, ndërsa gjithçka mund të varet nga objektivat e skuadrës, sidomos kualifikimi në Champions League.
Për momentin, sinjalet janë pozitive: Fernandes duket i përqendruar te Manchester United dhe i vendosur për ta rikthyer klubin në majat e futbollit evropian.