Tifozët e Mallorcës me koreografi të veçantë për Muriqin

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Mallorca është duke zhvilluar ndeshjen në shtëpi ndaj Valencia, në kuadër të javës së 33-të të La Liga.

Skuadra vendase vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas dy fitoreve radhazi ndaj Real Madrid dhe Rayo Vallecano, me rezultatet 2-1 dhe 3-0.

Një nga figurat kyçe gjatë gjithë sezonit, ka qenë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi. Ai po kalon një formë të shkëlqyer, duke regjistruar 21 gola dhe një asistim deri më tani.

Tifozët e klubit snajoll para fillimit të ndeshjes ndaj Valencias, tifozët e Mallorcas kanë surprizuar me një pankartë gjigante kushtuar Muriqit, ku shfaqej fotoja e tij dhe mbishkrimi “Ishulli i Piratit”.

Ky gjest simbolik dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë që sulmuesi dardan ka krijuar me tifozët, duke u shndërruar në një nga figurat më të dashura të klubit.

Të ngjashme