Komuna e Vushtrrisë me konferencë shkencore për krimet serbe në këtë komunë dhe rezistencën e UÇK-së

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë, më saktësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, më 16 qershor organizojnë konferencën shkencore me temë: “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998–1999)”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në fazën zyrtare të komunës së Vushtrrisë në rrjetin social Facebook.

Konferenca organizohet në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të çlirimit të qytetit të Vushtrrisë, dhe synon të trajtojë, në mënyrë shkencore dhe multidisiplinare, tema që lidhen me luftën, kujtesën kolektive, rezistencën, dëshmorët, martirët, dëshmitë gojore, dokumentimin arkivor, krimet ndaj civilëve, rolin e UÇK-së, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe shumë çështje të tjera me rëndësi historike, juridike dhe shoqërore.

Njoftimi i plotë:

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE

Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, organizon konferencën shkencore me temë:

🕯️ “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998–1999)”

📅 16 qershor 2026

📍 Vushtrri

Konferenca organizohet në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të çlirimit të qytetit të Vushtrrisë, dhe synon të trajtojë, në mënyrë shkencore dhe multidisiplinare, tema që lidhen me luftën, kujtesën kolektive, rezistencën, dëshmorët, martirët, dëshmitë gojore, dokumentimin arkivor, krimet ndaj civilëve, rolin e UÇK-së, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe shumë çështje të tjera me rëndësi historike, juridike dhe shoqërore.

👥 Ftohen të marrin pjesë studiues, historianë, juristë, sociologë, studiues të kujtesës kolektive dhe të gjithë të interesuarit nga fusha të afërta.

📝 Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe angleze (150–300 fjalë), sipas kritereve të përcaktuara në thirrje.

📌 Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve:

8 qershor 2026

📢 Njoftimi për pranimin e punimeve bëhet më:

12 qershor 2026

📧 Abstraktet mund të dërgohen në:

[email protected]

[email protected]

🔹 Temat e mundshme për trajtim dhe diskutim:

• Masakra e Studimes (2 maj 1999)

• Ekzekutimi i civilëve shqiptarë në shtëpinë e Kahriman Pasomës

• Krimet ndaj familjes Gërxhaliu

• Fëmijët e vrarë gjatë luftës në komunën e Vushtrrisë

• Dëshmorët dhe martirët e komunës së Vushtrrisë

• Kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtjen e popullsisë civile

• Personat e zhdukur me forcë gjatë luftës

• Arrestimet, burgosjet dhe keqtrajtimet nga regjimi serb

• Dëmet materiale të shkaktuara gjatë luftës

• Kontributi i gruas vushtrriase në luftë

• Spastrimi etnik dhe dëbimi i popullsisë civile

• Roli i dëshmive gojore në dokumentimin e krimeve të luftës

• Kujtesa kolektive dhe përkujtimi i viktimave

• Dokumentimi arkivor i krimeve të luftës

• Roli i mediave dhe organizatave ndërkombëtare gjatë luftës

• Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare

• Përjetimet e të mbijetuarve dhe trauma kolektive pas luftës

• Rindërtimi i jetës sociale dhe ekonomike pas luftës

Ju mirëpresim! 🇽🇰

Të ngjashme