Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pasi që Kosova është renditur në vendin e dytë më të varfër në Evropë.
Ramadani përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se raporti i FMN-së, dëshmon se propaganda nuk përmirëson jetën e qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë. Në garë me Moldavinë për keq.
Raporti i FMN dëshmon se propaganda nuk përmirëson jetën e qytetarëve. Propaganda nuk e rrit pagën, nuk e ulë çmimin e rrymës, nuk hap vende të reja të punës, nuk hap fabrika.
Këto përmirësohen kur ka investime, biznes aktiv, prodhim dhe shërbime që shiten edhe në eksport.