Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre tri shkronjave janë vrarë njerëz

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e ky veprim nxiti reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, e ka cilësuar aktin si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke theksuar se në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz, dhe se kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit.

“Është një dobësi shumë e madhe. Me thënë bufalisht, është  marre me atë që ka ndodhur në Kaçanik, sepse po e tregojnë  fytyrën e vërtetë e asaj që ndodh, por nuk ka raporte policore, prandaj nuk mund të tregojmë me gisht dikë që e ka kryer këtë akt vandal”, tha ai në KlanKosova.

 “Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit që janë vrarë në emër të UÇK-së”, tha mes tjerash Gucati.

Të ngjashme