Murati: Jemi duke u rritur më shpejt se të tjerët, arritëm të mos jemi të parët

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar partitë opozitare, por edhe mediat pas raportimeve se WolrdAtlas, duke përdorur të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e vendosi Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Europës.

Murati thotë se “kur qeverisnin partitë e bllokut opozitar, Kosova ishte fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së”.

“Çfarë thonë të dhënat e FMN-së për rritjen ekonomike në Kosovë? Kur qeverisnin partitë e bllokut opozitar, Kosova ishte fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së. Këtë fakt nuk po e përmendin sot fare këta të opozitës dhe mediat e tyre”, shkroi ai në një [postim në Facebook.

Tash, sipas Muratit, qeverisja aktuale ka arritur ta bëjë Kosovën “vendin me rritjen ekonomike më të shpejtë se të gjitha vendet tjera”.

“A ka mjaftuar tempo më e shpejtë e rritjes që ne të dalim më lartë se shumë shtete tjera për vetëm një mandat? Normalisht që jo, sepse e kemi trashëguar një ekonomi të dërrmuar nga keqmenaxhimi i partive të vjetra, ekonomi që ishte në fund të listës. Mirëpo duke u rritur më shpejt se të tjerët, kemi arritur ta ngushtojmë diferencën me shtetet tjera, si dhe të mos jemi më vendi i fundit në tabelë”, shkroi ai.

Murati tha se “qytetarëve u mbetet të vendosin nëse duan një qeveri që vazhdon punën e mirë dhe vazhdon ngritjen e Kosovës në ranglistën botërore, apo nëse duan kthimin në pushtet të atyre që pasuroheshin për vete ndërsa shteti kishte mbetur në fund të secilës listë”.

“Në fakt qytetarët tashmë e patën treguar vullnetin e tyre me votë me 28 dhjetor, mirëpo blloku opozitar vendosi të mos e pranonte rezultatin dhe ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje që i kushtojnë ekonomisë qindra miliona euro humbje”, shkroi ai.

Të ngjashme