Në Pejë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se projektet e nisura në sektorin energjetik, përfshirë ndërtimin e termocentralit të ri dhe gazjellësin amerikan, do të rikthehen në qeverisjen e ardhshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai theksoi se këto janë projekte kapitale që forcojnë sigurinë energjetike të vendit dhe garantojnë zhvillim ekonomik afatgjatë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Aleanca mbetet zgjidhja për një shtet që i mbron qytetarët e saj, i bën bashkë e nuk i përçan, për një Kosovë të zhvilluar, dinjitoze dhe më afër çdo qytetari të saj,” u shpreh Haradinaj.