Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për rritjen e çmimeve dhe gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e jetesës.
Përmes një postimi, Hamza ka deklaruar se çmimet e larta janë bërë të papërballueshme, ndërsa pagat aktuale nuk po mjaftojnë për qytetarët.
“Çmimet e larta janë bërë të papërballueshme, ndërsa pagat aktuale të pamjaftueshme. Me qeverinë tonë, do t’u japim zgjidhje këtyre sfidave dhe shumë problemeve të tjera me të cilat përballen qytetarët çdo ditë”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka thënë se familjet në Kosovë meritojnë një jetë më të mirë dhe më dinjitoze, duke shtuar se “është koha për ndryshim”.