Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia në Han të Elezit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj rreth orës 20:15. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave të intervistimit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme