Sot shënohen 28 vjet nga masakrat e kryera nga forcat serbe në fshatin Lybeniq të Pejës, ku më 25 maj 1998 u vranë dhe u masakruan nëntë banorë të këtij fshati, ndërsa më vonë u ekzekutuan edhe burra të tjerë shqiptarë.
Krimet e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare në Lybeniq më 25 maj 1998, si dhe më 1 dhe 7 prill 1999, konsiderohen ndër masakrat më të rënda të kryera nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, kishte deklaruar më herët se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në zbardhjen e plotë të rasteve dhe në ndëshkimin e autorëve të masakrave të kryera në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.
Sipas tij, dhuna dhe krimet e ushtruara nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj banorëve shqiptarë të Lybeniqit përbëjnë një nga aktet më të rënda të gjenocidit të kryera në historinë e këtij fshati.