Sulm ndaj policit në Kamenicë, arrestohet një person

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në fshatin Topanicë të Kamenicës, dje rreth orës 19:55.

Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Si pasojë e incidentit, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme