NATO dhe Serbia mbyllin stërvitjen e përbashkët 2026

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli ka njoftuar përfundimin me sukses të stërvitjes ushtarake “NATO-Serbi 2026”, një aktivitet i përbashkët që u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit praktik ndërmjet Aleancës Veriatlantike dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të JFC Naples, stërvitja u përmbyll me një demonstrim final të kapaciteteve operacionale, pas dy javësh intensive trajnimesh dhe simulimesh të skenarëve të ruajtjes së paqes dhe reagimit ndaj krizave.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 600 trupa nga disa vende, të cilat u stërvitën krah për krah në operacione të ndryshme ushtarake dhe humanitare. NATO theksoi se stërvitja është zhvilluar “me respekt të plotë ndaj politikës së deklaruar të neutralitetit ushtarak të Serbisë”, duke e cilësuar atë si pjesë të bashkëpunimit afatgjatë mes dy palëve.

Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Kevin Hamilton, deklaroi se stërvitja përfaqëson një dëshmi konkrete të zhvillimit të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë.

“Stërvitja e këtij viti NATO-Serbi përfaqëson një demonstrim të prekshëm të asaj se sa shumë janë zhvilluar marrëdhëniet NATO-Serbi dhe partneriteti i Serbisë me NATO-n”, tha ai.

Ai shtoi se Aleanca Veriatlantike mbetet e gatshme të thellojë më tej bashkëpunimin me Beogradin, duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë.

Të ngjashme