Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar punën dhe rolin e Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Gjakovë, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në zbatimin e ligjit dhe politikave korrektuese.
Sipas saj, Shërbimi Sprovues në Gjakovë mbetet pjesë funksionale e zinxhirit të drejtësisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin praktik të politikave korrektuese dhe në funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë në terren.
Gjatë vizitës, ministrja falënderoi drejtorin Tahirin dhe stafin e këtij institucioni për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në kryerjen e detyrave të tyre.
Ajo theksoi se puna e Shërbimit Sprovues shpesh mbetet jashtë vëmendjes publike, por është thelbësore për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e zbatimit të ligjit në praktikë.