Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar pa shenja jete në orët e pasditës në QKMF në Malishevë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku njoftoj se Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Krasniqi bëri të ditur se është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.

Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme