Policia heton rastin e zhdukjes së një burri në Vushtrri

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të zhdukjes së një burri në Vushtrri.
Sipas raportit policor, personi është larguar nga shtëpia të hënën rreth orës 20:00, ndërsa rasti është raportuar në polici një ditë më vonë.

“Më 02.06.2026 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti duke u hetuar”, theksohet më tej në raport.

Të ngjashme