SpaceX IPO, çfarë mund të presim nga eventi më i përfolur në botë ?

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 14:35 | Nga Arsim Ajeti

Javë më parë, një nga kompanitë më inovative në botë,SpaceX,e bëri publike lajmin se së shpejti do të tregtohet në bursën ndërkombëtare Nasdaq përmes procesit të njohur si IPO. Me fjalë të tjera, kompania e udhëhequr nga Elon Musk brenda pak ditësh do të konvertojë statusin e SpaceX nga ajo private në publike përmes një oferte publike fillestare (IPO).

Nuk është rastësi që ky event ka marrë vëmendje globale pasi që SpaceX pa qenë ende fitimprurëse vlerësohet të jetë një kompani me një vlerë marramendëse, diku rreth 2 trilionë dollarë.

Prandaj pritjet dhe entuziazmi është jashtëzakonisht i lartë midis investitorëve individualë dhe institucionalë, dhe kjo mund të jetë për shkak të disa arsyeve, por kryesorja mbetet potenciali për rritjen parabolike të aksioneve SpaceX e njohur në bursë si SPCX.

Përveç kësaj, suksesi i Elon Musk me kompaninë e njohur inovative Tesla, dhe disa startup-eve tjera që kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme në fushën e inxhinierisë moderne (kompania Boring) dhe atë të mjekësisë inovative (Neurolink), ndër të tjera, ka bërë që mediat më serioze financiare si Bloomberg, Financial Times, WSJ të raportojnë gjerësisht me terma superlativë në lidhje me eventin në fjalë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, ngjarja e paralajmeruar për 12 Qershor pritet të vendosë një rekord absolut në tregtimin e aksioneve, apo vëllimin e tyre mbrenda një dite në bursat ndërkombëtare. Por kjo nuk do të thotë që aksionet mund të përfundojnë me fitime. Dhe përveç kësaj, investimi në IPO-në e SpaceX mund të ketë disa rreziqe në vetvete, kjo sepse ne nuk mund ta dimë saktë se si do të shkojnë gjërat deri në fund.

Fakti që ka një hiper-interesim midis investitorëve global nuk do të thotë se gjërat mund të përfundojnë sipas pritshmërive tona.

Megjithatë, vlen të theksojmë dy rreziqe të mundshme dhe një mundësi ideale në lidhje me atë që se cfarë mund të presim nga eventi më i përfolur në botë.

Shqetësimi i parë në lidhje me SpaceX është fakti se kompania po vlerësohet me një vlerë të lartë tregu, diku rreth 1.8 trilionë dollarë, duke marrë parasysh se biznesi i vetëm fitimprurës për momentin janë satelitët Starlink të cilët për vitin 2025 kanë pasur  të ardhura diku rreth 19 miliardë dollarë.

Së dyti, por jo më pak e rëndësishme mbeten parashikimet e SpaceX për ndërtimin e qendrave të të dhënave në hënë. Projekt vërtet mbresëlënës në letër dhe për të cilin kompania e njohur Anthropic ka premtuar miliarda investime nëse realizohet me kohë.

Por si do të duken gjitha këto në realitet, dhe cilat mund të jenë pengesat logjistike apo

ato mjedisore që këto baza të dhënash të jenë funksionale siç pretendon Elon Musk, askush nuk mund ta thotë.

Nga ana tjetër, mundësitë janë po aq reale sa edhe rreziqet, kjo për shkak se Elon Musk ka demonstruar një kapacitet të paparë inovativ prej vitesh me produkte tejet efektive të brendit Tesla, e cila sot është kompania numër një e makinave elektrike në botë. Jo vetëm, përmes produkteve Tesla, por kemi edhe Nurolink-un, kompani e cila me suksese është duke sfiduar shkencën moderne permes shërimit të paralizës dhe verbërisë.

Si do të shkojnë gjërat me ofertën publike të SpaceX, dhe nëse ajo do të arrijë pritshmëritë për sa i përket vlerës së aksioneve mbetet për t’u parë.

Por një gjë ndoshta vlen të theksohet për të gjithë, dhe kjo është se sa herë që kemi të bëjmë me Elon Musk dhe kompanitë e tij, gjëja më e mirë për ne do të ishte të mos vinim bast kundër tij.

Të ngjashme