11 qershori shënon datën kur kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u çlirua nga okupatori serb.
27 vjet pas, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, kujtoi lavdinë dhe sakrificat e atyre që kontribuan për lirinë.
Ai po ashtu kujtoi mungesën e ish-katërshës së UÇK-së dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.
Mustafa tha se ata së shpejti nuk do t’i mungojnë më vendit dhe do të jenë bashkë me ne.
“Unë ndihem keq si bashkëluftëtar i tyre, si bashkëpunëtori i afërt i presidentit Thaçi. Ndjehem keq, shumë keq që ata nuk janë në mesin tonë”, u shpreh Mustafa në Klan Kosova.
“Unë e kam shpresën dhe jam i sigurt se ata do të jenë me ne shumë shpejtë”, theksoi Remi.