Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni priti në takim Zëvendëspërfaqësuesin Rajonal të FAO-s (Food and Agriculture Organization) për Evropën dhe Azinë Qendrore, z. Raimund Jehle, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte mjedisore dhe të qëndrueshmërisë klimatike.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e ekonomisë qarkore dhe sfidat e përbashkëta në menaxhimin e deponive, ku zv.ministri Hyseni shprehu gatishmëri për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, si dhe u fol për rëndësinë e përfshirjes së agjendës së gjelbër dhe projekteve mjedisore në Planin e Reformave për Planin e Rritjes.
Në këtë diskutim, fokus i veçantë iu kushtua reformave mjedisore dhe menaxhimit të burimeve ujore.
Zëvendësministri Hyseni e njoftoi z. Jehle me investimet strategjike që po bëhen në rritjen e kapaciteteve ujore, duke veçuar planin për ndërtimin e 5 digave të reja për ujë, projekt ky jetik për sigurimin e rezervave ujore në vend.