Shenoll Muharremi: Kosova duhet të protestojë për më shumë investime, jo t’i refuzojë ato

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen në Shqipëri duke thënë se do të ishte mirë që edhe Kosova të protestonte, por kjo protestë të ishte për kërkimin e investimeve që nuk po i duan në Shqipëri.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se në protestë do të duhej të thuhej “”Hajdeni, mirësevini, e investoni te ne, se edhe ashtu na mungojnë investimet e huaja e na duhen kogja shumë për ekonominë tonë infante e fragjile!”.

Ai, ka kërkuar që të protestohet edhe për refuzimin për siç ka thënë ai të çuditshëm të investimeve në energji duke ëprmednur projektin për gazin amerikan.

Postimi i tij i plotë:

Kishte qenë mirë me u çu edhe ne në protesta, por me motive ndryshe. Ne me protestu e me i kërku ato investime që nuk po i duan në Shqipëri.

Me protestu e me thanë “Hajdeni, mirësevini, e investoni te ne, se edhe ashtu na mungojnë investimet e huaja e na duhen kogja shumë për ekonominë tonë infante e fragjile!”

Gjithashtu, me protestu edhe për refuzimin e çuditshëm të investimeve në energji nga qeveria aktuale, si një projekt rajonal amerikan strategjik.

Kemi edhe ne për çka me protestu. I kemi edhe çmime shumë të larta, si në Zvicër e Gjermani në disa raste, që e kanë bë jetesën gjithnjë e më të papërballueshme.

Punët i kemi edhe më keq sesa Shqipëria e Serbia, por duket se jemi bërë komodë.

Ama kurrë nuk është vonë me mësu nga e kaluara dhe me ndryshua për të mirë.

Të ngjashme