Për humbjen e ish komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari ka reaguar edhe Sami Lushtaku me një mesazh prekës ngushëllimi dhe vlerësimi për kontributin e tij.
Në reagimin e publikuar, Lushtaku e ka cilësuar Jasharin si një figurë që ia kushtoi jetën atdheut dhe lirisë së Kosovës, duke theksuar se emri dhe vepra e tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë kombëtare.
“Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove aq shumë e të cilës i fale gjithçka. Emri yt do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë sonë kombëtare, ndërsa vepra jote frymëzim për brezat që vijnë”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e Sahit Jasharit, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.
“Lavdi jetës dhe veprës tënde. Do të kujtojmë gjithmonë!”, përfundon mesazhi i Sami Lushtakut.