FFK me telegram ngushëllimi: Vdekja e Bajram Rragamajt lë një zbrazëti të madhe

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shprehur ngushëllime për familjen Rragamaj, si dhe për drejtuesit dhe stafin e KF Dukagjinit në Gjakovë, pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit, Bajram Rragamaj.
Në telegramin e FFK-së thuhet se në emër të Komitetit Ekzekutiv, presidenti Agim Ademi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë, duke theksuar kontributin dhe vlerat njerëzore të të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Bajram Rragamajt. Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit në vend, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, përfundon telegrami.

Të ngjashme