Duke diskutuar detajet e marrëveshjes me Iranin, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vancve, tha se inspektorët bërthamorë do të lejohen “absolutisht” të kthehen në Iran si pjesë e kuadrit për t’i dhënë fund luftës.
Vance tha se “një nga pjesët thelbësore të marrëveshjes” është se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe SHBA-të do ta ndihmojnë Iranin të shkatërrojë uraniumin e tij të pasuruar në masë të madhe.
Ai shtoi se kjo ishte “shpjeguar shumë qartë” në memorandumin e mirëkuptimit për të cilin SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord tashmë.
Ndryshe, IAEA këtë muaj i bëri thirrje Iranit të shpjegojë fatin e rezervave, të cilat mbeten të pagjetura që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin verën e kaluar.
Zyrtarët e IAEA-s nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në vendet bërthamore, por Irani pretendon se kjo është për shkak të sulmeve dhe se programi i tij bërthamor shërben vetëm për qëllime civile.
Vance tha se Trump mund të vendosë ta publikojë marrëveshjen e Uashingtonit me Teheranin para nënshkrimit zyrtar të premten.
Teksti i marrëveshjes, i cili thuhet se është nënshkruar tashmë elektronikisht nga Trump, Vance dhe kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ende nuk është bërë publik.