Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas deklaratës së U.d presidentes Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk e kishte parë thirrjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Odës Amerikane për çështjen e gazit amerikan.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Mehmetaj ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëshiruar një presidente të tillë e cila nuk ka njohuri rreth temave aktuale në vend.
Postimi i tij i plotë:
“Aktualisht, Albulena Haxhiu, eshte presidente e Kosoves.
E pyeten gazetaret per qendrimet e Ambasades Amerikane per ceshtjen e gazit, tha “nuk e kam pare”.
Ehh, qe qesi presidente ka dashte Albin Kurti.
Qe kur t’i kerkojne qendrime me thane: s’di une jom budallice.”