Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjithave votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kurti, përmes një videoje të publikuar ne profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët për siç ka thënë ai besimin e dhënë.
“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore”, ka thënë ai.
“Në zgjedhjet e 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti i parë politik me rezultat të qartë 47.135 me gjithsej 53 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vazhdojmë të jemi subjekti më i madh në vend e në Kuvend dhe edhe njëherë përfaqësojmë shumicën shqiture në Parlament”, ka shtuar ai.
Postimi i tij i plotë:
Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.
Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore.