Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë. 

Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën 02:30 të shtunën. 

“Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftim. 

34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit. 

Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin C. 

Kishte dyshime për gjendjen fizike të Neymarit, ndërsa përzgjedhësi Carlo Ancelotti u kritikua për ftesën e tij.

Të ngjashme