Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar për përfundimin e rrugës së Darëzezës, një investim që tashmë është vënë në funksion të banorëve dhe vizitorëve të zonës.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi rëndësinë e kësaj rruge në shërbim të banorëve e turistëve.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e Darëzezës, tashmë të përfunduar dhe në shërbim të banorëve e vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Përfundimi i kësaj rruge pritet të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e banorëve, zhvillimin e turizmit dhe aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një nga zonat me potencial turistik në qarkun e Fierit.

Të ngjashme