Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, pretendon për shkak të shkelje të armëpushimit

Prishtinë | 20 Qer 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Komanda më e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit, Selia Qendrore Khatam al-Anbiya, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për trafikun e anijeve, duke përmendur shkelje të dyshuara të një marrëveshjeje armëpushimi nga SHBA-të dhe Izraeli, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Mehr e Iranit.

Ajo tha se mbyllja ishte “hapi i parë” në përgjigje të asaj që e përshkroi si shkelje të angazhimeve dhe paralajmëroi se do të merren masa të mëtejshme nëse “agresioni” vazhdon, shkruan Reuters.

Kujtojmë se SHBA dhe Irani së fundmi kanë nënshkruar marrëveshje për përfundimin e konfliktit.

Të ngjashme