Aksident në Ozdrim të Pejës, dy persona mbesin të lënduar

Prishtinë | 20 Qer 2026 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, për Klan Kosova në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha Rugova.

Të ngjashme