Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka zyrtarizuar rikthimin e njërit prej ikonave të këtij klubi.

Bëhet fjalë për Edvin Kuç, i cili ka qenë edhe kapiten i suharekasve.

Kuç rikthehet në futbollit kosovar pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan.

Njoftimin e bëri vetë Ballkani, në faqen e tyre zyrtare përmes një video të publikuar.

32 vjeçari ishte një nga yjet e gjeneratës së artë të Ilir Dajës, ku kishte fituar 3 tituj të kampionit, Superkupën si dhe kishte luajtur në fazën e grupeve të Conference League.

Të ngjashme