Mbyllet pjesa e parë, Spanja triumfon ndaj Arabisë Saudite

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Spanjë- Arabi Saudite, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.

Kombëtarja e Spanjës po udhëheq thellë ndaj Arabisë Saudite pas përfundimit të pjesës së parë, në një ndeshje ku “La Roja” po konfirmon dominimin e saj.

Një nga lojtarët më të dalluar në këtë takim është Mikel Oyarzabal, i cili ka realizuar dy gola dhe ka dhënë një asist në pjesën e parë.

Fillimisht, Oyarzabal e asistoi Lamine Yamal në minutën e 11-të, duke hapur serinë e golave për spanjollët.

Më pas, vetë ai realizoi në minutën e 21-të, duke e dyfishuar epërsinë e Spanjës.

Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi spanjoll shënoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur një pjesë të parë të jashtëzakonshme për ekipin e tij.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grup, Spanja aktualisht ka 4 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbetet me vetëm një pikë në tabelë.

Të ngjashme