Një incident i rëndë ka ndodhur të martën pasdite në Prishtinë, ku një përleshje mes disa personave ka përfunduar me arrestimin e tre të dyshuarve dhe konfiskimin e një arme zjarri.
Sipas policise, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka drejtuar një armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke rrezikuar sigurinë e të pranishmëve.
“Prishtinë 24.06.2026 – 17:50. Është raportuar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave. Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar armën në drejtim të të dyshuarit tjetër, ku në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtar policor të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontrollë kanë përdorur sprej zyrtar. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.