Bashkëluftëtari dhe avokati i OVL UÇK-së, Gafurr Elshani, nderohet në Suharekë

Prishtinë | 25 Qer 2026 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se bashkëluftëtari dhe avokati i OVL UÇK-së, Gafurr Elshani është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Suharekës në Ditën e Çlirimit të kësaj komune.

Përmes, një postimi në profilin e organizatës në rrjetin social Facebook, OVL UÇK ka falënderuar Komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe për respektin e treguar ndaj atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe të mirën e vendit tonë.

Postimi i plotë:

Bashkëluftëtari ynë, njëherësh edhe avokati i OVL UÇK-së, z. Gafurr Elshani, është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Suharekës në Ditën e Çlirimit të kësaj komune.

OVL UÇK e uron z. Elshani për këtë mirënjohje të merituar, i cili paraqet një dëshmi të përkushtimit dhe kontributit të tij ndër vite.

Njëkohësisht, falënderojmë Komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe për respektin e treguar ndaj atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe të mirën e vendit tonë.

Të ngjashme