Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e një zjarri që ka kapluar mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

 “Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, ka thënë ajo.

Të ngjashme