KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, raporton Ekonomia Online.

“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.

Ai, ka deklaruar se pas këtij vendimi kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, ka shtuar Radoniqi.

Radoniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.

Të ngjashme