Aksidentalisht kanë humbur jetën babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, në fshatin Maznik të Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj.“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.