Është arrestuar në Përrenjas i dyshuari për plagosjen e një 35-vjeçari në Pogradec.
Bëhet e ditur se i dyshuari është Nikolla Agolli, i cili ishte në ndjekje të Policisë së Shqipërisë.
“Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi 24-vjeçari Nikolla Agolli banues në fshatin Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”.
“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim./abcnews.al