“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se procesi i rikthimit politik të partisë është i gjatë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm me qytetarët.

Në Debat Plus, Osmani tha se LDK duhet të punojë për të bindur votuesit gradualisht, duke mos u ndalur në përpjekjet e para.

“Po arrijmë me i bind, por edhe nëse nuk i bindim me të parën duhet me tentu me të dytën, me të tretën, sepse një parti politike duhet me kuptu që kjo është rrugë e gjatë”, ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se rikthimi politik i LDK-së nuk është i lehtë, duke theksuar se gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha dhe kërkohet punë e vazhdueshme me qytetarët për të rikthyer besimin.

Sipas saj, partia është në një proces të qartë rikthimi dhe në rrugën e duhur për të rifituar elektoratin e saj.

Të ngjashme