Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i merr jetën 42-vjeçarit

Prishtinë | 04 Kor 2026 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur u shkëput nga mali dhe ra mbi automjetin me të cilin po udhëtonte.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, shkruan vizionplus.tv.

Si pasojë e goditjes, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.

Të ngjashme